(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 8 shkurt të vitit 1941. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Bajram Currit në rrethet e Tepelenës e të Lushnjës, prej datës 15 nëntor 1950 deri më 10 tetor 1957. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 26-27.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]