NEZHA Nazhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Nivicë të Tepelenës, në vitin 1930. U arrestua më 12 maj 1950 dhe, me vendim nr. 207, datë 28 shtator 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 62, datë 23 nëntor 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje nga kampi», dhe e dënoi me 15 vjet burg. Duke bërë bashkimin e dënimeve, përfundimisht u dënua me 21 vjet burg. Me Dekretin nr. 3007, datë 23 nëntor 1959, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 719.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]