NEZIRI Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1928, në Pukë. U arrestua më 15 korrik 1974 dhe, me vendim nr. 521, datë 11 dhjetor 1974, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes mbetur në tentativë», dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U lirua më 13 maj të vitit 1982. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 207-208.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]