NGUCAJ Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1870, në Vlorë. Në 1945, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake Vlorë e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit», dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës qytetare e politike. Më vonë, dënimi iu zbritu në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]