(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1915, në Shkodër. Me vendim nr. 69, datë 9 maj 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka organizuar një grup kundërshtarësh», për «agjitacion e propagandë» dhe se «ka nxitur persona për t’u arratisur», dhe e dënoi me 7 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 38, datë 22 gusht 1959, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, f. 13-14; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 140.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]