NIKOÇI Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 korrik 1938. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Fieri në Krujë, prej vitit 1945 deri më 1947. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 55-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]