(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkopet, më 1 korrik 1907. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 26 qershor 1993 vendosi, vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Llesh Nikoll Nikolla nga data 13 mars, deri në qershor të vitit 1951, sipas vendimit nr. 192, datë 15 maj 1946 të Gjykatës Ushtarake Tiranë. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 161-162.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]