NIKOLLI Mrikë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Gjin Frrok Nikollit [shih]. Lindi në vitin 1909. I shoqi, Gjini, nga Rraja e Zezë, ishte arratisur e bashkuar me lëvizjen antikomuniste, ndaj dhe e internuan bashkë me fëmijtë. Vdiq në prill të vitit 1949, në kampin e Beratit, në moshën 40 vjeçare. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 305-306.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]