NIKOLLI Ndokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Rrëshen. Me vendim nr. 199, datë 10 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim e furnizim kriminelësh», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]