NIKOLLI Prengë Shkurt

NIKOLLI Prengë Shkurt
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Luftëtar antikomunist. Lindi në vitin 1908, në Grykë Orosh. Kreu Konviktin e Oroshit. Në kohën e Mbretërisë qe oficer kuesture me gradën n/toger. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, doli në mal, bashkë me të vëllezërit, Zef Shkurtin [shih] e Marka Shkurtin [shih]. Familja e tij u internua në Lezhë. Pas amnistisë së vjeshtës së vitit 1946, u kthye në shtëpi. U arrestua pas vrasjes së Bardhok Bibës. Në gjyqin që u zhvillua në Gjykatën Ushtarake të Rrëshenit, u dënua me vdekje, me pushkatim. Pas ekzekutimit, e gjithë familja e tij u internua sërish. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 152-153.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]