NINI Andrea
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Përmet. U arrestua më 12 nëntor 1946 dhe, me vendim nr. 80, datë 26 prill 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi «armik të popullit e të pushtetit», dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtës politike e civile për 1 vit. Pas lirimit nga burgu, u dëbua nga Përmeti në Fier, prej 29 majit të vitit 1951 deri më 29 maj 1963. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 17-18; FL. 87-88.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]