NOCI Dodë Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1921, në fshatin Kaçinar të Mirditës. Që në fund të vitit 1943, u bashkua me çetat antikomuniste. U vra nga forcat e mbrojtjes, në qershor 1945. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, F. 12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]