NOKU Bibë Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Zajs të Selitës. U dënua me vdekje për bashkëpunim në vrasjen e komunistes Shkurte Cara, por, edhe për të, akuza mbeti e pavërtetuar. Ditën, që do të transportohej për t’u ekzekutuar në Qafë- Kishë të Selitës (29 korrik 1949), u gjet i vdekur në qelinë e hetuesisë në burgun e Burrelit. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 140-141; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]