NOLI Mark Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1896, në fshatin Kushnen të Mirditës. Gjatë kohës së Mbretërisë shërbeu për disa vjet në xhandarmëri. Në verë të vitit 1944 u bashkua me forcat nacionaliste që udhëhiqeshin nga Kapidani i Mirditës. U vra nga forcat partizane më 31 dhjetor të vitit 1944, në Has të Thatë të rrethit të Kukësit. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 37; Gazeta 55, 26 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]