NUMANI Selman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Berat. Më 6 tetor 1958, me vendim nr. 34, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]