NUSHI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1918, në Berat. Me vendim nr. 5, datë 8 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se «ka qenë anëtar i organizatës së Bashkimit Shqiptar, e cila kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtës politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 426-427.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]