OGIÇI Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Vergo të Sarandës. Me vendim nr. 153, datë 16 shtator 1950, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me banda terroriste», dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]