OMERI Çuman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Çamëri. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Cërriku në Lozhan të Korçës, prej 15 majit 1949 deri më 28 nëntor 1949. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]