ORMËNAJ Sanie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sevastër të Vlorës, më 20 janar 1925. Ka qenë e dëbuar për «çështje politike». Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Vlorë, në fshatin Velçë të Vlorës prej datës 5 shkurt 1945 deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]