OROLLOGAJ Nesti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Tregtar, anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në vitin 1899, në Korçë. Më 1943 u internua në Itali, prej nga u kthye në tetor 1944. U arrestua më 10 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut të 1946-s kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 25 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Leka Ndoja, Alvin Saraçi [përgatitën:], «Akte gjyqësore politike», 1, «Bashkimi Demokratik Shqiptar», ISKK, Tiranë 2015, f. 32, 131, 200.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]