OSJA Osman Met
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi më 1912. Imam, vaiz dhe nëndrejtor i Medresesë në Shkodër. Në vjeshtën e vitit 1967, në një mbledhje të lagjes, e demaskuan për bindjet e tij fetare dhe i kërkuan të mohojë Zotin, gjë që ai nuk e pranoi. Për këtë arsye u dënua me 6 muaj punë korrektuese dhe me konfiskimin e bibliotekës së tij të pasur me libra fetarë. Vdiq në vitin 1970. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]