OSMANAJ Beqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Menik të Tiranës në vitin 1916. Me vendim nr. 160, datë 15 maj 1946, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «krime kundër popullit dhe shtetit» gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike. Dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]