OSMANI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 maj 1881. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 6 mars 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për «motive politike» në nëntor të vitit 1945 të Hysen Osmanit. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]