OSMANI Hysen Maliq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1881, në Kurtes të Kolonjës. Më 6 mars 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 30 nëntor 1943. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 41-42; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]