(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vermosh të Shkodrës. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit për çështje politike nga rrethi fshati Vermosh i Shkodrës, në rrethin Tepelenë/Berat, prej datës 15 qershor 1948, deri më 2 tetor 1956. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]