PËLLUMBI Hysnie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 gusht 1921. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 2, datë 16 janar 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Leskoviku në Fier, prej 10 qershorit të vitit 1951 deri më 10 qershor 1956, si dhe të dëbimit prej 11 qershor 1956 deri më 1960. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]