PËLLUMBI Matko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1900. Me vendim nr. 453, datë 10 shtator 1951, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor sipas nenit 2, 3 pika 10 e 14 dhe nenit 8 të Ligjit nr. 372, e dënoi me 4 vjet privim lirie. Sipas shkresës së Ministrisë së Rendit Publik (Drejtoria e Administratës së Burgjeve), datë 7 maj 1993, vërtetohet se shtetasi Matko Murat Pëllumbi u arrestua më 26 maj 1951 dhe u lirua më 28 nëntor 1953. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 177-178.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]