(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Koplik – Shkodër, në vitin 1924. Me vendim nr. 2, datë 8 janar 1948, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «veprimtari armiqësore» kundër shtetit dhe popullit dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie (punë të detyruar). Me vendim nr. 11, datë 13 mars 1968, Gjykata e Qarkut Shkodër e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjetj heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë (pjesën e tij), si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 28-29.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit