(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Lalm të Manatisë, më 1930. Nga mesi i dhjetorit të vitit 1948, u thirr në Degën e Punëve të Brendshme të Lezhës, ku iu kërkua të jepte informacione për disa njerëz që kishin dalë në mal, si Dedë Kolziu [shih] etj., por ai nuk pranoi të bashkëpunojë. Dhe sapo e lanë të lirë, doli edhe ai në mal. U vra dy muaj më vonë, më 19 shkurt të vitit 1949, në përpjekje me forcat e ndjekjes, në malin e Molungut, afër fshatit të Vjetër (Rubik). Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 136; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 108-109.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]