PËRGEGA Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bajraktari i Kryezezëve. Lindi në vitin 1897, në fshatin Vau- Shkjezë. U arrestua në fund të qershorit 1949, nga organet e Degës së Punëve të Brendshme të Mirditës. Pas dy-tri ditësh në hetuesi, meqenëse nuk mund të formulonin një akt-akuzë për ta paraqitur në gjykatë, e pushkatuan diku natën, pa e nxjerrë në gjyq. Kufomën e tij e ekspozuan për 48 orë te mani i Ndre Bardhokut në Rrëshen. Pastaj e groposën në breg të lumit të Zmesë. Pas vrasjes së tij, të gjithë burrat shtëpisë Përgega i burgosen, kurse gratë e fëmijët i internuan në kampin e Tepelenës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 141-142.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]