(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1907, në fshatin Mnelë të Spaçit. Në maj të vitit 1952, bashkë me mikun e tij nga i njëjti fshat, Zefin e Gjatë [shih], grisën e shkelën me këmbë portretet e Stalinit dhe Enver Hoxhës, në një dyqan shtetëror në Barbullush. Për këtë arsye, u arrestuan të dy dhe u pushkatuen pa gjyq, në Qymeq të Mnelës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 182-183.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]