PËRLALA Nikollë Prengë

PËRLALA Nikollë Prengë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1925, në Hebe të Domgjonit, në Fan. Më 1952 filloi të mendojë të arratiset jashtë vendit familjarisht, bashkë me të shoqen, Lulën, e me të dy fëmijët, njëri dy vjeç e tjetra 6 muajshe, por u zbulua nga Sigurimi, dhe më 14 korrik 1952, u pushkatua pa gjyq në Nushaj të Qafë-Malii, në afërsi të Fushë Arrësit. Trupin e tij të pajetë e tërhoqën zvarrë deri në rrugë të makinës. Pastaj e groposën në një vend, që nuk dihet as sot e kësaj dite. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 183-184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]