PËRMETI Mirush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier ndërtimi. Lindi në Manastir, në vitin 1912. Kreu shkollën teknike amerikane «Harry Fultz». Më 1943 filloi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Padovës, në Itali. Pas kthimit në Shqipëri, u emërua në Ministrinë e Punëve Botore. U arrestua më 1945, por u lirua për mungesë provash. Pastaj u dërgua në Maliq për tharjen e kënetës. Këtu u arrestua sërish si sabotator dhe agjent i anglo-amerikanëve dhe, më 3 dhjetor 1946, u pushkatua bashkë me ing. Aleks Vasilin [shih].

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]