PËRVIZI Sofie Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Zerqan, më 3 prill 1905. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Dibër, në rrethin Berat, prej datës 8 qershor 1945, deri më 22 gusht 1948, për çështje politike për shtetasin Sofie Hysen Përvizi. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 187-188.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]