PËRVUKA Frrok Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i madh i Dodë Përvukës, një nga besnikët e gjeneral Prengë Pervizit. Lindi në vitin 1905, në fshatin Sh’mri të Oroshit. U arrestua në shtëpinë e tij në Sh’Mri, më 5 maj të vitit 1947, nga një grup i forcave të sigurimit, dhe rrugës për në Degën e Punëve të Brendshme që ndodhej në Shpal, e ekzekutuan gjoja për tentativë arratisje, teksa pinte ujë me lejen e tyre në një burim, aty ku sot ndodhet N/Stacioni elektrik i Repsit. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 111; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86/1, fl. 151-152.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]