PAÇO Pilo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vuno, në vitin 1914. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2 të Këshillit të Ministrave, datë 4 shkurt 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 30 maj 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Pilo Liço Paço nga data 15 maj 1950, deri më 25 nëntor 1954. Kjo sipas vendimit të Gjykatës Ushtarake Tiranë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 72-73.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit