(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1882. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 30 maj 1994, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Patër Benardin Gjon Palaj nga data 10 gusht 1946 deri më 2 dhjetor 1946. Gjatë kësaj periudhe u mbajt në hetuesi dhe vdiq në burg. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 170-171.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit