PALI Liza Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e Marie Palit [shih]. Lindi në Shkodër, më 1928. U arrestua më 1 tetor të vitit 1947. Pas pesë muajsh hetuesie, në shkurt 1948 u dënua me 3 vjet burg për «agjitacion e propagandë». Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. U lirua më 1 maj të vitit 1949. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 205- 209; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]