PALI Pjetër Lazër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vukaj – Shllak, në vitin 1914. Me vendim nr. 40, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me të arratisurit», si «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua nga burgu më 21 shtator 1963. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]