PALI Pjetër Prenush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues, antikomunist. Lindi në Hot. U arrestua më 24 shtator të vitit 1946. Në gjyqi ushtarak të zhvilluar në Shkodër më 2 dhjetor 1947, bashkë me gjashtë persona të tjerë, u dënua me vdekje, me pushkatim, me akuzën se «kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës; një pjesë e tyre si Mustafa Jakupi, Gjelosh Vata dhe Gjon Leka kanë marrë pjesë në përpjekjen e 9 shtatorit me armë. Grupi i tyre, i kryesuar nga Pjetër Pali dhe Mustafa Jakupi, kanë vepruar në bashkëpunim me të aratisurit Gjelosh Luli dhe Murat Haxhia». Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 276.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]