(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i bajraktarit të Shllakut dhe bashkëpunëtor i kryengritësit Gjergj Vata [shih]. Lindi në fshatin Benë të Shllakut. U arrestua më 22 shtator 1946 pas shtypjes së kryengritjes së Postribës, dhe u pushkatua pa gjyq pesë ditë vonë, më 27 shtator 1946. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 285.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]