PALOKA Dodë Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Luftëtar antikomunist. Lindi në fshatin Kaçinar të Mirditë, më 1908. Në fillim të vitit 1945 e mobilizuan ushtar. Sapo u kthye nga ushtria, u bashkua me forcat antikomuniste, në çetën e Pjetër Llesh Gjonit [shih] të Gjegjanit e të Ndue Bajraktarit [shih] të Kushnenit. Në këtë kohë, të shoqen, Marën, e internuan, fillimisht në Lezhë e, pas 4-5 muajsh, në Berat. Pas një amnistie në fund të vitit 1947, ai u dorëzua dhe me këtë rast liruan përkohësisht nga internimi edhe të shoqen. U arrestua sërish 11 gusht të vitit 1949, dhe u dënua me vdekje, me varje në litar. U ekzekutua në Qafë-Valmeri, më 17 gusht të po atij viti. Pas ekzekutimit të tij, të shoqen dhe të birin 6 muajsh, Gjokën, i internuan në kampin e Tepelenës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 148-149.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]