PANÇI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 shkurt 1904, në Dardhë të Korçës. Më 8 nëntor 1945, Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Korçës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për aq kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 107-108.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]