(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Terihat të Gjirokastrës. Me vendim nr. 669, 13 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës vërtetoi faktin e vdekjes së tij për motive politike, më 18 maj 1947. Në maj u largua nga burgu në rrethana që nuk dihen, dhe më 16 maj u plagos në kishën e fshatit nga forcat e Sigurimit. Vdiq dy ditë më pas në spital nga plagët e marra. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 36-37.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]