PAPAGJIKA Koço Thoma

PAPAGJIKA Koço Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Nivicë të Sarandës. U arrestua më 20 qershor 1947. Me vendim nr. 30, datë 10 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës e deklaroi fajtor si «anëtar të organizatës të deputetëve, [se] ka pasur lidhje me misionin anglo-amerikan dhe iu ka dhënë informata», dhe e dënoi me 4 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 9-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]