(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1966, në fshatin Melçan të rrethit të Sarandës. Në shkurt 1990 u arratis në Greqi, por u rikthye në maj të po atij viti. Dhe një muaj më vonë, më 20 qershor, bashkë me të shoqen, Violeta Papuçin, të bijën 11 muajshe, Fotinin, dhe Ilia Dallën [shih], u përpoq të kalonte sërish kufirin, por të nesërmen ai Ilia Dalla u vranë nga forcat e kufirit në pikën e Grazhdanit (Sarandë). Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990, ISKK, Tiranë 2015, f. 95-97.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]