PEÇI Ali Feti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në fshatin Picar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 170, datë 18 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel të Luftës Nacional-Çlirimtare», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 33-34; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]