(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, më 27 tetor 1952. Me vendim nr. 189, datë 19 shtator 1970, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 90, datë 26 qershor 1972, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Dënimi filloi të zbatohet më 26 qershor 1972 dhe mbaroi më 16 tetor 1975. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 46-47.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]