PECAJ Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Vrith të Malësisë së Madhe. Më 30 korrik 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij me burg për motive politike, prej shkurtit 1945 deri në janar 1946. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 63-64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]