PEPA Ndrekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 9 shkurt 1898, në Shkodër. Me vendim nr. 31, datë 9 nëntor 1957, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet burg. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu ul në 4 vjet e 6 muaj heqje lirie. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 74-75; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]